Bllokohet “Dardania”
Rrugët e lagjes “Dardania” në Prishtinë, janë bllokuar pasi që pas pak pritet të vijnë figurat ndërkombëtare në nderë të ditës së çlirimit.
Në Bulevardin “Bill Clinton”, pritet të vijnë figura si ish presidenti Bill Clinton dhe ish sekretarja amerikane Madeleine Albright dhe personalitete tjera.
Me këtë rast njësitet nga Policia e Kosovës kanë bllokuar këto rrugë për shkaqe sigurie.