Blinken infektohet me COVID-19
Sekretari i Shtetit Amerikan Anthony Blinken, të mërkurën ka dalur pozitv në testin për COVID-19 dhe është izoluar në shtëpi.
Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se Blinken, është plotësisht i vaksinuar dhe përforcuar dhe po përjeton simptoma të buta.
Ai rezultoi negativ të mërkurën në mëngjes përpara se të dilte pozitiv.
“Blinken nuk e ka parë Bidenin “personalisht për disa ditë dhe presidenti nuk konsiderohet për një kontakt të ngushtë sipas udhëzimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e DASH-it përcjell Klankosova.tv.
Njoftimin e plotë nga Departamenti Amerikan i Shtetit mund ta gjeniKËTU