Bleron Baraliu e quan Kurtin qyqar dhe politikan me kurriz të thyer, pas lojës me shkarkimin e Gashit
Opinionisti, Bleron Baraliu e ka quajtur qyqar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti pas shkarkimit të sotëm të këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi.
Baraliu ka shkruar në Facebook se shkarkimi i Shkëlzen Gashit do të shënohet në biografinë e Kurtit si akti më qyqar të një politikani popullist kurrizthyer.
“Shkarkimi i Gashit nga Albini do te shenohet ne biografine e ketij te dytit si akti me qyqar, flijimi me injorant, dhe deshmia me sharreprerese e nje karakteri te komplekesuar, inteligjence te pergjysmuar mbi paranoje, dhe pelenmbushje tragjikomike te nje politikani populist kurrizthyer ne castet e mbrama te deshtimit te misionit te tij te shendrruar ne perpjekje mesaonike per vetlartesim”, ka shkruar ai.
Sipas Baraliut, Kurti n sytë e Demacit, me shkarkimin e Gashit, është një frikacak që iu dorëzua turmave pa tru.“Do te thoshte i shenjti Baci Adem, qe sot po me perlot shpirtin nga mungesa per te qene perkrah meje e iluminu qarqet temperamente turbofolklorike ne mbrojtje te vlerave me sublime te historise e kombit tone: Albini eshte nje frikacak qe ne fund iu dorezua turmave pa tru”, ka shkruar ai.
Gjithë ky debat është nxitur nga një deklaratë e Shkëlzen Gashit dhënë në T7, ku thotë se krimet ndaj pakicave i kanë bërë ushtarët e UÇK’së.Madje, Gashi kishte thënë se vrasjet e civilëve të pafajshëm s’ishin kryer nga njerëz të shoqatave artistike.Shkelzen Gashi, Këshilltar i Kryeministrit të shkarkuar, kishte shkruar qysh më 2011 për ‘krimet e UÇK’së’.
Atëkohë, citonte raporte në të cilën thuhej se “UÇK kishte përgjegjësi për të zhdukurit dhe kishte pasur burgje”. Kërkonte përgjegjësi nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare për këta të zhdukur.Para nëntë vjetëve, Shkelzen Gashi, Këshilltar i shkarkuar i Kryeministrit të shkarkuar, shkruante për “krimet e UÇK’së”. Ofronte shifra të personave të zhdukur nga nacionaliteti serb, boshnjak, malazez e rom.Të premten, Gashi shkoi edhe më tutje, duke kërkuar përgjegjësi nga ushtarët e UÇK’së, të cilët i bëri përgjegjës për krimet e luftës. Tha se këto krime ndaj minoriteteve s’i kanë kryer pjesëtarët e shoqërive artistike.Ndërkohë, në një tekst te vitit 2011, Gashi, kërkonte direkt përgjegjësi nga prijësit e luftës, duke përdorë argumentet e senatorit zviceran, Dick Marty.
“Ish-liderët e UÇK-së duhen me dhanë përgjegjësi për të zhdukurit. Ata nuk është mirë as me e përfaqësue Kosovën në negociata me Sërbinë, kur dihet se ndër temat kryesore, përveç çështjes së të zhdukurve, ka me qenë edhe statusi ‘europian’, pra autonomia, për sërbët e Kosovës.