Blero konfirmon ndarjen nga “bebi”: Jemi vetëm miq
Këto ditë u aludua se Blero është rikthyer me të dashurën e tij, të cilës i referohej ‘bebi’.
Kjo për shkak se ata u fotografuan së bashku në një klub nate në Prishtinë.
Megjithatë, artisti i njohur hodhi poshtë këto thashetheme se tha që janë ndarë prej muajsh, por gëzojnë një raport të mirë shoqëror.
Deklarata e plotë e Bleros:
“Është aluduar javëve të fundit për një ribashkim me bebin.
Unë dhe bebi jemi ndarë prej nga muaji mars por që tani e gëzojmë një miqësi shumë të shëndoshë, për të cilën jemi dytë shumë falënderues.
Ai person do të jetë gjithmonë shumë e vlefshme për mua…
Andaj pres dhe respekt nga mediat që mos të shpërndajnë lajme të pasakta,
ajo e kërkon privatësinë.
Ju faleminderit”