Blerja e veturave të reja, ministria që shpenzon mbi 80 mijë euro
Institucionet shtetërore nuk po hezitojnë të shpenzojnë paranë publike për lukset e tyre. Kësaj here Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor (MMPH), që drejtohet nga ministri Fatmir Matoshi po planifikon të blejë katër vetura luksoze, që thuhet se janë për Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK).
Njëra prej veturave do të jetë limuzinë, një veturë operative e vogël, si dhe dy tjera do të jenë të modelit Pick Up me ulëse.
Tashmë MMPH e drejtuar nga Ministri Fatmir Matoshi, ka hapur edhe tender për këtë punë . E blerja e katër veturave do të kushtojë hiç më pak se 82 mijë euro, shkruan Agjencia e Lajmeve FaktePlus.
Në dosjen e tenderit janë specifikuar edhe detajet se çka duhet të kenë katër veturat.
Veturat duhet të jenë të prodhuara në vitin 2019, të jeni të rinj dhe me zero kilometra të kaluara.
Limuzina duhet të ketë ngjyrë të zezë, të ketë 5 ulëse dhe katër dyer. Ndërsa, kapaciteti i motorit, duhet të jetë minimum 2.0, kurse fuqia e motorit minimumi 147 KW.
Kjo veturë duhet të jetë me 6 shpejtësi dhe me ndërrues automatik. Karburanti i veturës Limuzinë që do të blihet për AMMK, duhet të jetë dizel, gjerësia pa pasqyre minimumi 1850 mm, kurse gjatësia minimum 4840 mm.
Për 100 kilometra në orë, vetura duhet të harxhojë minimumi 5.5 litra karburant.
Ulëset e veturës është kërkuar të jenë “Nappa” dhe xhamat mbrapa të errësuar.
E garancioni thuhet të jetë minimumi 3 vite ose 150.000 km
Më poshtë sjellim tabelën e detajuar se çfarë specifika duhet të kenë limuzina dhe veturat tjera për këtë agjencion: