Blerim Latifi-Albin Kurtit: Pse po vajton?
Ish-këshilltari i Kadri Veslit, njëherit edhe filozof, Blerim Latifi, i ka reaguar statusit të fundit në që e ka bërë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Qeveria Kurti u shkarkuar dje me anë të një mocioni mosbesimi të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Kurti shkroi në profilin e tij ‘facebook’ se “rënia e tij ka qenë e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”, dhe po ashtu shkroi edhe disa vargje të tjera.
Filozofi Latifi ka kontestuar logjikën e reagimit të Kurtit, duke thënë që nëse “rënia ishte e domosdoshme”, atëherë pse po vajton?”
Kurti është akuzuar edhe nga shumë analistë të tjerë se është viktimizuar pas rrëzimit të tij nga pushteti, edhe pse këtë gjë e kishte parashikuar po vetë.
Më poshtë e keni statusin e plotë të Latifit:
Kurti paska thënë se “rënia i tij ka qenë e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”. Atëherë pse duhet vajtuar, pra? Ajo që është e domosdoshme nuk vajtohet, por përshëndetet! Kurtit kjo terminologji marksiste është duke ia pamundësuar që të bëhet lider me këmbë në tokë.