Blerim Latifi: A do ta lëshojmë kangën e Arif Vladit kur Lista Serbe do t’i marrë postet e saj në Qeverinë e re të Kosovës?
Blerim Latifi, ish-këshilltar i Kadri Veselit, thotë se qeverisë së re të udhëhequr nga LDK, pritet t’i bashkohet edhe Lista Serbe.
Ai thotë se kjo parti dihet hapur se UÇK-në e konsideron organizatë ‘terroriste’, andaj pyet a do ta lëshojnë këngën e Arif Vladit kur Lista Serbe do t’i marrë postet e saj në Qeverinë e re të Kosovës.
Postimi i tij:
Në fillim të javës koalicionit të ri qeverisës pritet t’i bashkohet edhe Lista Serbe. Lista Serbe, zyrtarisht dhe hapur, UÇK-në e konsideron organizatë terroriste.
Kam një pyetje: A do ta lëshojmë kangën e Arif Vladit kur Lista Serbe do t’i marrë postet e saj në Qeverinë e re të Kosovës?
Nderi i UÇK-së duhet mbrojtur në secilin rast, e jo vetëm në mënyrë selektive, sipas preferencave partiake. Apo jo?
Në fillim të javës koalicionit të ri qeverisës pritet t'i bashkohet edhe Lista Serbe. Lista Serbe, zyrtarisht dhe hapur,…
Julkaissut Blerim Latifi Sunnuntaina 26. huhtikuuta 2020