Blegtori afrikan që humbi fermën nga përmbytjet
Ujërat e freskëta të Liqenit Baringo në Kenia, janë shtëpi e zogjve, peshqve, hipopotameve dhe krokodilëve.
Është burim i ujit për mijëra njerëz.
Mirëpo, ujërat alkaline në afërsi të liqenit tjetër Bogoria nuk janë të përshtatshme për konsumim. Të dy këto liqene kanë pësuar rëndë në vitet e fundit.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe shkatërrimi ekologjik kanë shpërfaqur krizën klimatike. Përmbytjet kanë detyruar banorët që të largohen nga shtëpitë dhe fermat e tyre.
Hotelet në rajon janë tërhequr shumë nga toka që kishin më parë për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
Njëri nga fermerët që ka pësuar rëndë nga kriza klimatike është edhe James Owur.
“Krejt jeta ime ka filluar nga këtu. Është e tmerrshme të shohësh në gjendje të tillë atë që e quaj shtëpi. Kur filloi stuhia thamë se do të qetësohej, por çdo ditë po bëhet edhe më e vështirë. Ky vend ka qenë shtëpi e më shumë se 400 lloje zogjsh”, tregon ai.
Baringo që shërben si burim i ujit, është zgjeruar deri në 60 për qind. Në shtatë vjetët e fundit është zgjeruar në 270 kilometra katrorë.
Shkaku i krizës klimatike që ka shpeshtuar shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet, Liqeni Bogoria ka përpirë gati 43 kilometra katrorë të tokës.
“Në fund të ditës krejt do të zhduken dhe nuk do të kemi kohë të vajtojmë, por është e dhimbshme të shohësh zhdukjen e tokës”, ka thënë Owur.
Nga rritja e nivelit të ujit po zhduket toka e pasuruar me bar, nga i cili varet jeta e kafshëve.
Owur është i shqetësuar, sepse uji ka përpirë tokën e pasur me bari që shitet në ferma dhe që është burim i të ardhurave për komunitetin.
Ai së bashku me disa blegtorë të tjerë vazhdojnë të bëjnë thirrje për të gjetur zgjidhje.
Thotë se krijimi i një kanali do të mund të ulte nivelin e ujit që po shkatërron tokat e pasura në Keni. Mirëpo, propozimin e tij nuk ka kush ta realizojë.