BKS ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të Malit të Zi se hyrja dhe dalja në këto dy vende që nga viti i kaluar bëhet vetëm me Karton të Gjelbër, pa paguar asnjë euro shtesë.
Sipas një njoftimi për media, nëse qytetarët Kosovës gjatë hyrjes në territorin e Malit të Zi nuk e posedojnë policën TPL Plus, atëherë ata duhet të paguajnë sigurimin kufitar.
Ndërsa, e njëjta gjë kanë treguar që vlen edhe për qytetarët e Malit të Zi
Njoftimi i plotë:
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton të gjithë qytetarët e Kosovës së nga viti i kaluar, pas marrëveshjes së nënshkruar nga Byroja Kosovare e Sigurimit si dhe Byroja e Sigurimit e Malit të Zi, hyrja në territorin e Republikës së Malit të Zi, si dhe hyrja në Kosovë nga ky shtet behët vetëm me TPL Plus, respektivisht karton të Gjelbër, pa paguar asnjë euro shtesë. Në qoftëse qytetarët e Kosovës gjatë hyrjes në territorin e Malit të Zi nuk e posedojnë policën TPL Plus, atëherë ata duhet të paguajnë sigurimin kufitar. I njëjti princip vlen edhe për qytetaret e Malit të Zi, të cilët në mungesë së kartonit të Gjelbër duhet të paguajnë policën kufitare.