Biznesmeni dhe deputeti i AAK-së bllokon zebrat në Prishtinë me veturë diplomatike (Foto)
Keqpërdorimi i veturave zyrtare në Kosovë po bëhet goxha shpesh nga funksionarët shtetërorë.
Një rast i tillë edhe më i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, mëson FaktePlus.
Një lexues i ka thënë Agjencisë se deputeti i AAK-së dhe biznesmeni Gazmend Abrashi e ka parkuar veturën me targa “CD” (veturë diplomatike) në zebra, në një lokacion afër “Kafeve të vogla” në kryeqytet.
Madje sipas qytetarit, ajo i ka qëndruar në atë vend për mëse dy orë.
Kjo është vetura: