Bizneseve dhe konsumatorëve iu premtohet përkrahje nga Qeveria e Kosovës
Sot, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Shefin e Stafit, Luan Dalipi pritën Berat Rukiqi, Eralda Kurtaj, Lekë Pula dhe Rrezon Krasniqi, përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).
Në takimin e sotëm u pajtuan të dy palët që prodhuesit vendorë të kenë vëmendjen e shtuar nga Qeveria për t’i tejkaluar sfidat me të cilat përballen në tregun e Kosovës dhe në atë ndërkombëtar.
“Qeveria e Kosovës do ta përkrah edhe biznesin por edhe konsumatorin. OEK u ankua që Kosova ka ligje të mira, por nuk ka kapacitet që t’i zbatojë ato. Prandaj, kjo Qeveri do të jetë Qeveri e zbatimit të ligjeve të veta”, thuhet në njoftimin për media.