Bizneset e Ferizajt me kryetarin Agim Aliu
Në ditën e fundit të fushatës, Agim Aliu merr përkrahje të madhe nga bizneset e qytetit.
Sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet e 17 tetorit, për të filluar ditën e heshtjes zgjedhore. Po thuajse gati të gjithë kandidatët për kryetar komunash e asamble, po përmbyllin ditën e tyre të fundit të fushatës.
Ata kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet lokale.
Përmbylljen e fushatës e ka bërë edhe kryetari njëherit edhe kandidati për kryetar të Ferizajt nga PDK, Agim Aliu.
Ky i ka përshëndetur qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme.
Aliu për këtë I ka falenderuar ata përmes një statusi në Facebook.
“Ferizajas, FALEMINDERIT! Ferizajas, për ju kam falënderim e mirënjohje gjithmonë, për mbështetjen e jashtëzakonshme e besimin e patundur në punën tone”, ka shkruar ai.
Agim Aliu përgjatë kësaj fushate ka marrë përkrahje të madhe edhe nga bizneset e Ferizajt.
Këta të fundit i kanë dhënë premtimin se do ta mbështesin atë në ditën e zgjedhjeve duke iu besuar edhe nja mandate qeverisës.
Njëri nder biznesmenët është edhe Blerim Hyseni nga kompania “Bavaria”
Ndryshe Agim Aliu ka bërë një ndryshim të madhe në infrastrukturë përgjatë mandatit të tij. Ai ditë më parë ka përuruar zyrtarisht prjektin milionësh të bashkimit të qytetit të Ferizajit.
Po ashtu në mandatin e tij, Aliu ka investuar në fusha të ndryshme si në arsim kulturë dhe sport.
Ndër të tjera vlerësimi i përmbushjes së premtimeve të Kryetarëve të Komunave, i publikuar ditë më parë nga Instituti GAP, në matjen vlerësuar tek komunat e mëdha, nxjerr Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me përqindjen më të lartë të përmbushjes së premtimeve të realizuara gjatë këtij mandati qeverisës
Me 68.42% shkallë të realizuar të premtimeve, pa llogaritue edhe premtimet gjysmë të përmbushura dhe të filluara, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu lë prapa komunat më të mëdha në vend si Prishtinën me qytete të tjera.
Pra, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përqindjen më të lartë të premtimeve të përmbushura nga komunat e mëdha si Prishtina, Peja, Gjakova, Prizreni, Mitrovica, Gjilani, vlerësim ky për mandatin katër vjeçar të monitoruar nga Instituti GAP.