Biznes përballë AKI-së, Peci e Morina në “luftë” për pompën e naftës

Pika e shumëpërfolur e shitjes së derivative“Patroni” në hyrje të Prishtinës, përballë Agjencisë Kosovare të Inteligjencës nga një janari do të largohet.
Në vend të saj do ta ketë zyrën Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nëse vazhdon të mbetet në të njëjtën pozitë derisa të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë.
Peci ka vendosur që biznesit të derivateve, të mos ia vazhdoi kontratën e qirasë, në bazë të së cilës paguante nga 500 euro në muaj për 25 ari tokë që shfrytëzonte rreth rrugës.
Për këtë tashmë edhe i ka njoftuar përfaqësuesit e biznesit.
Por, pronari i kompanisë “Patroni” Habib Morina vlerëson se vendimi për ndërprerjen e kontratës së qirasë është i padrejtë.
Çmimi i ultë i qirasë është vetëm një nga arsyet e mos vazhdimit të kontratës. Më shumë sipas Pecit patroni duhet të largohet për arsye të sigurisë, pasi biznesi është i vendosur përballë AKI-së.
Por, kjo nuk është arsye e qëndrueshme sipas pronarit të patronit duke parë situatën në terren. Derisa Patronit po i kërkohet të largohet nga ky vend, shumë afër kësaj pike të derivateve po ndërtohet një pikë tjetër e derivateve.
Morina, nuk e ka ndërmend t’i rezistoi kërkesës së ministrit pavarësisht se sipas tij është vendim i motivuar politikisht.
Megjithatë, ai kërkon nga ministri që bazuar në kushtet e kontratës së lidhur në vitin 2013 të kompenzohet për investimet që i ka bërë në këtë vend.
Për këtë edhe i ka shkruar shkresë Ministrisë së bujqësisë, ku njofton se me pëlqimin e të njëjtës ministri kanë bërë investim në vlerë 1.5 milionë euro. /FaktePlus/.