Bixhoz e skema piramidale, policia bastisë dy lokale në Suharekë
Dy lokale në fshatin Samadraxhë të Suharekës janë bastisur të shtunën nga Policia e Kosovës.
Kjo për arsye se aty po organizoheshin lojëra të fatit, dhe skema piramidale, raporton Gazeta Blic.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se janë konfiskuar telefona, pajisje për bixhoz, lap top, para të monedhave të ndryshme si euro, dinar serbe, kuna kroate forinta hungareze, Lei Rumune, funta egjiptiane.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE
Fsh. Samadraxhë, Suharekë, 17.10.2020-15:55. Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është bastisur lokali pronë e të dyshuarit mashkull kosovar me ç ‘rast janë gjetë dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuteri, dy telefona dhe pajisje për bixhoz. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Samadraxhë, Suharekë, 17.10.2020-15:55. Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake , është bastisur lokali pronë e të dyshuarit mashkull kosovar me ç ‘rast janë gjetë dhe konfiskuar një llaptop, tre telefona dhe para të gatshme 185 euro, 10 Franga Zvicerane, 110 dinar Serb, 30 kuna Kroate,500 Forinta Hungareze,200 Lekë Shqiptare, 10 Lei Rumune,6 dolar Amerikan,110 denar Maqedonas, 5 funta Britanike dhe 5 Paund Egjiptase . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.