Bisnesmeni i njohur: Në Kosovë nuk do të vdes askush nga koronavirusi
Biznesmeni i njohur kosovar, i kompanisë “MEKA HALAL FOOD”, Burim Piraj ka thënë se në Kosovë nuk do të vdes askush nga koronavirusi.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se e thotë këtë pasi që sipas tij ky nuk është parashikim i fatit mirëpo është një përfundim i logjikshëm, përcjell FaktePlus.
Piraj, duke e thënë këtë ka treguar një rast të tij gjatë kohës së ishte në Ulqin, e ku thotë se pikërisht në nëntor të vitit 2019 i kishte rënë një grip i rëndë e i cili më pas i ka rënë edhe bashkëshortes dhë fëmijëve të tij, por se të gjithë e kaluan, dhe nuk pati të vdekur.
Ai ka bërë thirrje që të mos bëhet panik, duke shtuar se ndoshta Kina këtë virus e ka marrë nga Evropa ose më konkretisht nga Ballkani.
Postimi i tij i plotë:
Nga Korona virusi askush nuk do të vdesë në Kosovë!
Kjo nuk është parashikim i fatit mirëpo është përfundim logjikë.
Më 30 Nëntor 2019 unë kam qenë në Ulqin.
Aty e mora një grip shumë të rëndë, filloi fillimisht të më dhemb i tërë trupi dhe të ndihesha i lodhur, më pas filloi temperatura e lartë dhe fyti për të kaluar në mushkëri me kollitje tmerrësisht të tharë, shpesh herë natën jam zgjuar duke mos arritur të ngihem me ajër. I lutesha të Madhit Zot që ky grip të mos u bije prindërve të mi.
Shkova te mjeku specialist në Prizren, m’i dha një grusht hapa dhe një sprej për mushkëri mirëpo as më të voglin efekt nuk e patën, kështu kam qenë keq 10 ditë, më pas u përmirësova por kollitja vazhdoi deri në fund të shkurtit.
I njëjti grip i ra dhe gruas dhe fëmijëve të mi, mirëpo tek ata ishte shumë i lehtë, më i lehtë se gripi sezonal.
Diku ka fundi Janarit e lexova në Al-jazeera dhe në BBC që këto qenkan simptomat e COVID-19.
Nga pakujdesia e jonë në rrethin tim pat dhe tjerë që e morën këtë grip, por jo të gjithë, një pjesë e tyre patën shumë problem po shyqyr Zotit asnjëri nuk vdiq.
Shumica e njerëzve nuk e patën këtë grip, vetëm një pakicë e vogël, kjo më shti të dyshoj se ky virus nuk është i Ri këtu, ka qenë prej kohësh dhe se shumica e njerëzve janë imun nga e kaluara , prandaj unë kam ardhur në përfundim se në Kosovë nuk do të ketë asnjë të vdekur sepse ata që vdiqëm nga gripi më 2019 askush nuk qau kokën të konstaton se nga çka vdiqën, vetëm u tha se vdiqën nga gripi ( mbi 30 vetë) rasti më karakteristik ka qenë vdekja e një të riu në Prizren që nuk po më kujtohet emri i tij vetëm e di që këta të VV-së publikonin foto në facebook si aktivist i tyre që ka qenë e me gjasë ai ka qenë viktimë.
Pra vëllezër dhe motra mos bëni panik se ndoshta Kina e ka marrë këtë grip nga Evropa ose më konkretisht nga Ballkani, po ata nuk kanë mundur ta përballojnë, dhe Italianët që nuk e përballojnë po paragjykoj se mund të jenë të tillë që kanë marrë vazhdimisht vaksinën e gripit sezonal e cila e pasivizon shumë organizmin dhe mu për këtë ky grip pa vaksinë mbrojtëse për ta ka qenë fatal./FaktePlus
Kaq për sot!
Zoti e di më së miri unë vetëm e prezantova mendimin tim!
Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe mos ju sprovoftë as me sëmundje e as me asnjë fatkeqësi!
Qoftë paqja mbi ju!/FaktePlus