Bislimi paralajmëron mbylljen e bizneseve në rast të ngritjes së çmimeve
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka mbajtur takim me stafin e ATK-së, për të ndërmarr masat kundër keqpërdorimeve të bizneseve pas përhapjes së Coronavirusit.
Bislimi, ka kërkuar që njëri prind të qëndroj më fëmijët në te gjitha institucionet.
Ministri Bislimi ka folur për panikun e krijuar nga qytetarët për blerjen e ushqimeve, kjo për shkak të ngritjes se çmimeve nga supermarketet dhe farmacitë.
Për këtë Bislimi potencoi se inspektorati do të dalë në teren për të identifikuar situatën, e në rast të keqpërdorimit do të mbyllen bizneset.