Bilbili magjik, shëron lojtarin
U shtri në tokë duke pretenduar se është i dëmtuar, por me t’i dhënë fund gjyqtari ndeshjes ai u ngrit në këmbë – asgjë s’kishte!
Një episod qesharak ka ndodhur në një ndeshje në Superligën e Polonisë, raporton Gazeta Express.
“Bilbili magjik” i gjyqtarit që shëron lojtarë? Doktorët me siguri që do ta kenë zili pas asaj që ndodhi në ndeshjen mes Gornik dhe Wislas.
Në sfidën që vendasit e fituan 2-0 për vendasit mbrëmjen e së hënës, momenti më i bukur dhe po ashtu edhe qesharak, ka qenë fundi i takimit.
I lumtur që skuadra e tij po merrte fitore të madhe në shtëpi, një lojtar i Gornik u shtri përtokë dhe bënte sikur është dëmtuar rëndë. Por menjëherë pasi gjyqtari i bie bilbilit për t’i dhënë fund sfidës, ai çohet në këmbë në kohë rekord, thjesht s’kishte asgjë dhe ishte duke u shtirur.
Sido që të jetë, skuadra e tij mori fitore dhe shkoi në kuotën e 20 pikëve në Superligën e Polonisë, por sërish gjendet në zonën e rrezikshme – në vendin e 14, vetëm dy skuadra gjenden më keq në renditje
Lekarze go nienawidzą, znalazł sposób na uzdrowienie piłkarza gwizdnięciem. 😅 pic.twitter.com/GXxt9TbLDf
— Tomasz Szczygieł 📡 (@TomekSzczygiel) February 11, 2019