BIK-u thotë se nuk ka kërkuar mjete financiare për shërimin e Taunita Hoxhës
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka sqaruar se ata nuk qëndrojnë mbrapa mbledhjes së fondit për trajtimin mjekësor të Taunita Hoxhës, e cila u aksidentuar ditë më parë në prishtinë nga një kamionetë derisa po ecte në trotuarë.
Mirëpo, BIK njofton se ata gjatë ditës së djeshme kanë dërguar për mjekim e trajtim adekuat mjekësor Taunita Hoxha, e aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.
“Mirëpo, gjatë ditës së djeshëm dhe të sotme Kryesia e BI ka marr vesh që subjekte e individ të ndryshëm kanë grumbulluar mjete financiare për shërimin e zonjës në fjalë, madje sipas disa dëshmive të marra nga terreni individ të ndryshëm vazhdojnë ende me grumbullimin e mjeteve. Me këtë rast për hir të së vërtetës njoftojmë opinion e gjerë se Kryesia e BIK në asnjë rast e asnjë rrethanë nuk ka kërkuar mjete financiare për mjekimin e saj, si dhe nuk ka asnjë lidhje me aksionet që janë organizuar e vazhdojnë ende të mbledhin mjete financiare gjoja për mjekimin e zonjës Taunita Hoxha jashtë vendit”, thuhet në një komunikatë për media të BIK-ut.
BIK-u ka sqaruar se dërgimi i Taunita Hoxhës për shërim në Turqi, është bërë përmes memorandumit që kanë me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë.
“E ritheksojmë se trajtimin mjekësor për zonjën Taunita Hoxha, siç e kemi thënë edhe dje në njoftimin tonë, e kemi realizuar në bazë të memorandumit që ka Kryesia e BIK me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë për trajtimin e pacientëve kosovarë, për të cilët nuk ka mundësi trajtimi e mjekimi në klinikat tona”, thuhet në komunikatë.
Taunita Hoxha u aksidentuar dy ditë më parë në Prishtinë nga një kamionetë, derisa ajo po ecte në trotuarë. Hoxha ishte shtatzënë dhe si pasojë e këtij aksidenti ka humbur foshnjën e saj. /FaktePlus