Bie çatia mbi disa vetura në Prishtinë
Kryeqyteti u përfshi sot nga disa erëra të fuqishme, që zgjaten disa minuta.
Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar disa dëme materiale, ku një pjesë e një çatie ka rënë mbi disa vetura, të cilat ishin në parking.
Në pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale, shihet se rasti ka ndodhur në Pejton, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) më herët ka njoftuar se situata hidrometeorologjike në vend ende nuk është stabile pasi pritet të ketë reshje shiu vende-vende me intensitet më të lartë.
“Të nderuar, situata e përgjithshme Hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo stabile, si pasojë e reshjeve të shiut të përcjella me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime të shpejta sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malorë (rrëke, përrocka etj)”, ka njoftuar IHMK.
Pas, rekomandimeve të IHMK-së, Komuna e Prishtinës ka dal me disa rekomandime për qytetarët e saj, ku ka bërë thirrje për kujdes veçanërisht nëse janë duke ecur jashtë ose duke u kthyer nga puna.
“Kërkoni strehë menjëherë: Nëse jeni jashtë kur fillon stuhia, kërkoni menjëherë një vend të mbrojtur, si një dyqan, ndërtesë ose ndonjë strehë tjetër”, thuhet në njoftim.