Bideni emëron në kabinet zyrtarin që ishte pjesë e operacionit për vrasjen e Bin Ladenit
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka përzgjedhur Denis McDonough, për drejtues të Departamentit për Çështjet e Veteranëve.
Denis McDonoughi ishte pjesë e administratës së Barack Obamas. Ai ishte zëvendëskëshilltar i sigurimit kombëtar të Obamas, i përfshirë në sulmin të Navy SEAL në vitin 2011, që vrau udhëheqësin e Al-Kaidës, Osama bin Laden.
McDonoughi thuhet se do e ketë një nga agjencitë më sfiduese në Shtëpinë e Bardhë, duke u nisur nga fakti që Bideni ka kërkuar një person me përvojë të madhe në këtë fushë, shkruan CNN.
Me emërimin e McDonoughit, grupe veteranësh kishin shpresuar se këtë post do e merrte një veteran i luftërave në Irak ose Afganistan. McDonough nuk kishte shërbyer në ushtri.