Biden thotë se ShBA-ja do të ndërhyjë me ushtri për të mbrojtur Tajvanin
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërhyjnë ushtarakisht nëse Kina do të pushtojë Tajvanin, duke shtuar se barra për të mbrojtur Tajvanin është “edhe më e fortë” pas pushtimit rus të Ukrainës.
Komentet e Bidenit ishin ndër deklaratat më të forta presidenciale amerikane në mbështetje të vetëqeverisjes në dekadat e fundit.
Duke folur në një konferencë në Tokio, Biden tha “po” kur u pyet nëse ai ishte i gatshëm të përfshihej ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin nëse Kina e fillon pushtimin.
“Ky është zotimi që kemi marrë”, shtoi ai.
ShBA-ja tradicionalisht e ka shmangur dhënien e garancive të tilla të qarta të sigurisë për Tajvanin, me të cilin nuk ka më një traktat të mbrojtjes reciproke.
Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin i vitit 1979, i cili ka rregulluar marrëdhëniet e SHBA-së me ishullin, nuk kërkon që ShBA -ja të ndërhyjë ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin nëse Kina e pushton, shkruan Euronews