Presidenti i SHBA-së Joe Biden vlerësoi sot tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit për të Drejtat e Grave si thellësisht zhgënjyese dhe si një hap prapa në përpjekjet për të ndaluar dhunën ndaj grave.
Vendet duhet të punojnë për të forcuar dhe rinovuar angazhimin e tyre për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave, në vend që të hedhin poshtë traktatet ndërkombëtare të krijuara për të mbrojtur gratë dhe për t’i bërë autorët e krimeve të përgjegjshëm, tha Biden në një deklaratë.
Ky është një hap dekurajues prapa për lëvizjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave në nivel global, theksoi Biden, raporton Reuters.
Turqia u tërhoq dje nga Konventa e Stambollit për të Drejtat e Grave, e cila synon të mbrojë gratë nga dhuna
Siç thuhet, vendimi për t’u larguar nga Konventa e Stambollit u mor në një kohë kur numri i grave të vrara është rritur për vite me radhë, gjë që shkaktoi indinjatë të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe kritika ndaj Bashkimit Evropian.
Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga Agjencia e lajmeve “FaktePlus” SH.P.K.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të FaktePlus. Botimi dhe përdorimi i lajmeve mund të bëhet vetëm me kusht që burimi dhe autorësia e lajmit të ruhet dhe të vendoset në mënyrë të qartë.
E-mail: [email protected]