Biden takon Erdoganin në Romë
Në takim, Biden ngriti shqetësimet për blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes raketore nga Turqia – gjë që bëri që ligjvënësit amerikanë t’i bënin presion Bidenit që të mos i shiste Turqisë avionë luftarakë F-16 – dhe foli për rëndësinë e të drejtave të njeriut.
“Ne po planifikojmë të kemi një bisedë të mirë”, tha Biden ndërsa ai dhe lideri turk pozuan për një foto në krye të tubimit
Biden u pyet nëse administrata do t’i shiste Turqisë F-16, gjë për të cilën ligjvënësit amerikanë e kanë paralajmëruar atë. Presidenti u pyet gjithashtu nëse ai do të ngrinte të drejtat e njeriut në takim dhe nëse Turqia ishte bërë shumë komode me rusët. Ai i injoroi këto pyetje dhe u tha ‘faleminderit’ gazetarëve.
Takimi mes dy liderëve ka zgjatur më pak se një orë.