Biden ka frikë që Trump mund t’i vjedhë zgjedhjet, paralajmëron dërgimin e ushtrinë nëse refuzon lënien e postit
Joe Biden, kandidati i mundshëm për president nga Demokratët është shprehur së fundmi se frika e tij më e madhe është që presidenti aktual, Donald Trump mund të përpiqet që “të vjedhë” zgjedhjet e nëntorit.
Megjithatë, Biden shtoi se ai është i sigurt që nëse ky skenar mund të ndodhë, ushtria do ta merrte situatën në dorë nëse ai do të fitonte dhe Trump do të refuzonte që të linte Shtëpinë e Bardhë.
Këto deklarata, Biden i bëri duke folur për Trevor Noah të mërkurën mbrëma ndërsa shtoi se ishte i shqetësuar për garën presidenciale.
Shqetësimin e tij, Joe Biden e shprehu duke përmendur kritikat e Trump për opsionin e votimit me postë që shumë vende kanë vendosur për shkak të situatës së koronavirusit.
“Është shqetësimi im më i madh, i vetmi që kam. Ky president do përpiqet që të vjedhë zgjedhjet,” tha Biden për ‘Daily Show.’