Biden i arrin 270 votat elektorale, edhe formalisht president
Anëtarët e kolegjit elektoral të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë filluar që të votojnë në një proces e cili edhe formalisht e konfirmon zgjedhjen e Joe Biden si president të këtij vendi.
Kandidati nga Partia Demokrate fitoi në garën e 3 nëntorit me 306 vota elektorale, karshi 232 sa i arriti presidenti në fuqi, Donald Trump.
Sipas sistemit amerikan, votuesit e vendosin votën për elektorë, të cilët pastaj formalisht votojnë për kandidatët disa javë pas zgjedhjeve.
Zakonisht, këta elektorë nuk marrin kaq shumë vëmendje, por këtë vit, shkaku i përpjekjeve të vazhdueshme të Trump-it për t’i kontestuar dhe përmbysur rezultatet – përfshirë këtu edhe sfidat ligjore të cilat janë hedhur poshtë nga gjykatat nëpër Amerikë – votimi shtet pas shteti është në spikamë, shkruan BBC.