Biden bisedon me Macron për të forcuar lidhjet SHBA – Francë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, këtë të diel ka biseduar me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, për të forcuar lidhjen mes dy shteteve, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Në njoftim thuhej se Biden ka theksuar angazhimin për forcimin e marrëdhënieve në NATO dhe partneritetin me Bashkimin Evropian.
Të dy udhëheqësit ranë gjithashtu dakord për një koordinim të ngushtë, duke përfshirë organizata shumëpalëshe, në trajtimin e sfidave të përbashkëta të tilla si ndryshimi i klimës, COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike globale.
Ata gjithashtu ranë dakord të punojnë së bashku në përparësitë e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Kinën, Lindjen e Mesme, Rusinë dhe rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore, shkruan Reuters.