Beyer: Duhet të liberalizohen vizat për kosovarët
Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer, ka thënë se duhet të liberalizohen vizat për kosovarët.
“Shumë e vërtetë! Populli i Kosovës meriton të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të besueshme. Ishinger ka absulutisht të drejtë. Nuk ka më justifikime. Liberalizimi i vizave tani!”, ka shkruar Beyer në Twitter.
So true! The people of Kosova deserve to be treated in a fair and credible manner. @ischinger is absolutely right. No more foul excuses. Visa liberalization now! https://t.co/txgZ5yKfth
— Peter Beyer MdB (@Peter_Beyer) July 19, 2020
Ai ka shpërndarë postimin e diplomatit gjerman, Wolfgang Ischinger, në Twitter në të cilin ka kërkuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.