Beto O’Rourke heq dorë nga gara presidenciale për zgjedhjet e 2020-ës
Beto O’Rourke ka dalë nga gara presidenciale e vitit 2020 të premten pas një fushate zhgënjyese.
Ai e bëri njoftimin në Twitter duke thënë se “fushata jonë ka qenë gjithmonë për të parë qartë, duke folur me ndershmëri dhe duke vepruar me vendosmëri”, njofton Klan Kosova.
“Në këtë frymë: Unë po njoftoj se shërbimi im për vendin nuk do të jetë më si kandidat apo si i nominuar”.
O’Rourke kandidoi për president pasi humbi ofertën e tij në vitin 2018 për të rrëzuar senatorin republikan të Teksasit Ted Cruz.
Në atë garë në Senat, ai doli më mirë sesa çdo demokrat që kishte Teksasi për dekada, duke bërë një fushatë që gjallëroi partinë në mbarë vendin dhe bëri që të krahasohej me ish-presidentin Barack Obama.
Por O’Rourke u përpoq të bartte atë energji në një garë të Shtëpisë së Bardhë të mbushur me më shumë se 20 kandidatë demokratë.
Our campaign has always been about seeing clearly, speaking honestly, and acting decisively.
In that spirit: I am announcing that my service to the country will not be as a candidate or as the nominee. https://medium.com/@BetoORourke/thank-you-b13458279468 …
Thank you.
Our campaign has been about seeing clearly, speaking honestly and acting decisively in the best interests of America.
medium.com