Besnik Krasniqi nga AAK-ja, kandidon për deputet
Zyrtari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti.
Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka thënë se Kuvendi duhet të përfaqësohet nga një kulturë dhe frymë e re politike.
“Kuvendi i Republikeës seë Kosoveës duhet të përfaqësohet nga njeë kultureë dhe frymë e re politike, me plotë përgjegjësi, dinjitet dhe përkushtim”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Të dashur familjarë, miq dhe kolegë,
Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë. Është nder dhe krenari që ia kemi dal bashkë deri këtu.
Ndihem i nderuar qeë kryetari i AAK-seë, z.Ramush Haradinaj dhe dega e AAK-seë neë Prizren në krye me z.Lulzim Kabashin më dhanë besimin që të jem pjeseë e listeës së kandidateëve peër deputeteë neë Kuvendin e Republikës së Kosoveës, të rreshtuar bashkë për ndryshimin e sigurtë.
Si 17 vjeçar u bashkova me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shumë personalitete frymëzuese takova ato ditë lufte, me të cilët përjetuam shumë dhimbje e krenari, shumë nga ta nuk janë më.
U përulem përjetësisht të gjithë atyre që dhanë jetën për liri.
Ajo është koha më e lavdishme e jetës sime, kohë të cilën me shumë ëndje e kujtojë dhe mburrem që kisha mundësinë të kontribojë për lirinë e vendit tim.
Kuvendi i Republikeës seë Kosoveës duhet të përfaqësohet nga njeë kultureë dhe frymë e re politike, me plotë përgjegjësi, dinjitet dhe përkushtim.
Sot si asnjëherë më parë të rreshtohemi drejt vlerave të vërteta dhe atyre që përnjëmend duan ta shohin Kosovën tonë në vrullin e shtetndërtimit të cilin nuk ka kush të na e ndalon.
Na priftë e mbara në këtë rrugëtim!
Sinqerisht,
I juaji Besnik Krasniqi!