Besa Gaxherri nuk e përjashton mundësinë e zgjerimit të koalicionit
Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë një zgjerim të koalicionit.
Ajo ka thënë se Kosova po përballet më një gjykatë ndërkombatre dhe pandeminë Covid-19, andaj sipas saj, partitë duhet t’i harmonizojnë politikat e tyre.
Gaxherri ka shtuar në Klan Kosova se në asnjë forum të LDK-së ende nuk është diskutuar për mundësinë e zgjerimit të koalicionit.
“Por gjendja reale në Kosovë është ndryshe dhe jo si dje. Kosova po përballet me gjykatën ndërkombëtare dhe me Covid-19 si krejt bota, me dialogun me Serbinë dhe natyrisht se Kosovës më shumë se asnjë shteti i duhet që partitë politike të solidarizohen mes vete dhe t’i harmonizojnë politikat dhe veprimet”.
“Kosova është në një situatë si e gjithë bota me një sëmundje të rëndë, përveç kësaj Kosova me këto kapacitete më të dobëta se çdo shtet në Evropë, ka një dialog shumë të vështire para vetës me një shtet si Serbia dhe kemi probleme shumë të mëdha, andaj na nevojitet uniteti”.
“Nuk është e thënë që të jemi të gjithë njëzëri, por për tema nacionale asnjë parti e këtij vendi nuk është këtu pronar. Nuk ka rëndësi a është pozitë apo opozitë”.