BERZh jep 17.6 milionë euro për Hekurudhat e Kosovës
17.6 milionë euro do të kushtojë faza e dytë e projektit për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë.
Me ketë rast është firmosur edhe Marrëveshja Grant për realizimin e këtij projekti nga ministri i Financave Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit Sue Barrett.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se BE-ja do vazhdoj të ndihmojë Kosovën në financimin e projekteve të ndryshme që e ndihmojnë zhvillimin ekonomik.
Nga ana e saj, drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit, Sue Barrett deklaroi se në bashkëpunim me BE-në po e ndihmojnë Kosovën.
“Ky është projekti i dytë në këtë projekt që përfshin projektin e dytë të BERZh në projektin e transportit. Jam e kënaqur që me rezultatet e projektit ne po thellojmë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor. BE-në dua të falënderoj për bashkëpunimin dhe për bashkëfinancimin e këtyre projekteve dhe ne jemi të zotuar të vazhdojmë të investojmë në transportin e Kosovës dhe të mundësojmë ndërlidhjet e Kosovës në BE. Marrëveshja që nënshkruam sot do plotësoj huat nga BERZh-i rreth 80 milionë euro që do lidh Maqedoninë ne jug dhe Serbinë në veri”
Ministri i Financave Bedri Hamza tha se sot Kosova ka marrë një lajm të mirë ku nga taksapaguesit evropian ka marrë 17.6 milionë euro falas në mënyrë që të ndihmohet në rehabilitimin e linjave hekurudhore.