Bernie Sanders: SHBA-ja është shtet i imigrantëve
Kandidati i mundshëm për president të SHBA-ve nga radhët e Partisë Demokratike, Bernie Sanders, në një postim në Twitter ka shkruar se SHBA-ja është shtet i imigrantëve.
Sanders ka thënë se është shumë krenar që është i biri i një imigranti. “Ne duhet ta krijojmë një politikë humane sa i përket imigracionit, që ndal kriminalizimin dhe etiketimin e komuniteteve me ngjyrë dhe mban familjet së bashku përderisa e shtyjmë përpara një reformë gjithëpërfshirëse për imigracionin” shkroi Sanders në Twitter.