Bernard Challandes: Pas natës vjen gjithmonë agimi
Trajneri i kombëtares së Kosovës që bëri historinë për ekipin tonë, Bernard Challandes, ka thënë deklaratën e tij të parë pas humbjes së Kosovës ndaj Çekisë me rezultat 2:1, humbje kjo që shuan ëndrrat për kualifikim në euro 2020.
Challandes ka thënë se durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që dallojnë profesionisti nga amatori. Ai tutje ka përmendur faktin se rrugëtimi i Kosovës ka nisur si një ekip fare i vogël e me pak gjasa, por që për një kohë heshti të skeptikët.
Ai në fund ka falënderuar Kosovën për gjithçka.
Më poshtë gjeni reagimin e tij të plotë në rrjetin social Facebook.