Ylli kosovar është titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Akhmat Grozny, teksa ka shënuar dy gola ndaj gjigantit rus.

Fillimisht pejani realizoi në minutën e 26-të për të barazuar shifrat në 1-1 një gol të bukur nga afërsia.

Me të nisur pjesa e dytë mysafirët kaluan në epërsi përsëri kur realizoi Dejan Lovren.

Por në minutën e 52-të, Bernard Berisha realizoi një gol të mrekullueshëm nga pika e bardhë për 2-2.

Reprezentuesi kosovar shënoi me ‘panenka’ duke turpëruar portierin mysafir për të barazuar rezultatin.

Me dy golat ndaj Zenitit, Berisha ka shkuar në kuotën e gjashtë golave këtë edicion në kampionat, teksa ka bërë edhe dy asistime.