Berlin: Çahet akuariumi me 1 milion litra ujë dhe 1500 peshq, lëndohen dy persona
Një akuarium gjigant me një milion litra ujë në hollin e “Radisson Blu” në Berlin ka shpërthyer, duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë.
Po ashtu dy persona kanë mbetur të lënduar nga xhami i akuariumit, sipas shërbimeve të urgjencës, shkruan Skynews.
“AquaDom”, i cili ka qenë shtëpia e 1500 peshqve tropikalë, është 14m i lartë dhe u përshkrua si akuariumi cilindrik më i madh në botë.
Mbeturinat nga thyerja janë shpërndarë edhe në rrugën para godinës, e cila është mbyllur për shkak të vërshimeve teksa mysafirët janë zhvendosur nga hoteli.
Brigada e zjarrfikësve të Berlinit tha se më shumë se 100 zjarrfikës ishin të pranishëm dhe nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi thyerjen.