Berisha: Prokurorët e Speciales joprofesionalë – njëri nga ta e pranoi se për herë të parë interviston të dyshuar
Avokati Besnik Berisha ka vlerësuar paraqitjen e sotme në Hagë të Presidentit Hashim Thaçi, për intervistim nga Prokuroria e Specializuar.
Ai thotë se i pari i vendit, po përballet me një proces që sipas tij ka nisur jo në rregull.
Por Berisha potencon se me deklaratën e sotme të Presidentit Hashim Thaçi në Prokurorinë e Specializuar, nuk humb asgjë.
Megjithatë ai në Klan Kosova hedh dyshime se Prokurorët e Hagës, nuk janë aspak profesionalë.
”Këta prokurorë, mos t’i presim në nocionin se janë prokurorë të Dhomave të Specializuara – ju sigurojë se nuk janë më të mirët e aq më pak nuk janë më me përvojën që e kanë”.
”Madje njëri thotë se ”për herë të parë unë marrë në pyetje një person të dyshuar””.
”Pra një prokuror që pret Kosova drejtësi, e bota – në Dhomat e Specializuara thotë se është hera e parë që unë kam shansin me intervistu një person të dyshuar në kapacitetin e të pandehurin”, thotë Berisha.