Berisha për mediet italiane: Kam mentalitet fituesi
Valon Berisha ka folur për mentalitetin e tij fitues, gjatë një interviste për medien italiane ‘Corriere dello Sport’.
Mesfushori nga Kosova shpreson në një sezon të mirë te Lazio, pas atij të parit që shkoi jo mirë shkaku i lëndimit.
I transferuar nga Salzburg verën e kaluar, Berisha nuk arriti të bëj ndikim te Lazio, i shoqëruar edhe me shumë lëndime.
Lojtari nga fillimi i gushtit është rikthyer i plotë në stërvitje, dhe është i gatshëm për sezonin e ri te Lazio në Serie A.
“Kam mentalitet fituesi. Në stërvitje dhe në ndeshje dua vetëm të fitoj”, ka deklaruar Berisha.
“Dua të arrij formën dhe të luftoj për vendin e titullarit. Para se të vija te Lazio, nuk kam pasur kaq shumë probleme. Isha ndalur vetëm një herë për arsye dëmtimi.”