Berisha: Nisma po merr përkrahje të fuqishme kudo në Kosovë
Tashmë kur fushata zgjedhore ka filluar të gjitha subjektet politike e po ashtu edhe kandidatët për deputetë po takojnë qytetarët në të gjitha qytetet e fshatrat e Kosovës.
Kandidatët për deputetë nga radhët e Nismës Socialdemokrate kanë takuar banorët e Lagjes Tusuz në Prizren, për siç kanë thënë për ta jetësuar dhe çuar përpara projektin Bashkë për Shtetin, përcjell FaktePlus.
Zafir Berisha, kandidat për deputet nga kjo parti ka thënë se Nisma Socialdemokrate po merr përkrahje të fuqishme kudo, duke shtuar se po e nisin fitoren e madhe me Fatmir Limajn, kryeministër.
Komunikata e plotë e Nismës Socialdemokrate:
Kandidatët për deputet nga radhët e NISMA Socialdemokrate u pritën sot nga banorët e lagjes tusuz, me një tubim madhështorë dhe mobilizim të fuqishëm për ta jetësuar dhe çuar përpara projektin tonë Bashkë për Shtetin!
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se fryma jonë, vizioni i NISMA’s Bashkë për Shtetin i ka bashkuar qytetarët anë e kënd Kosovës.
NISMA Socialdemokrate po merr përkrahje të fuqishme kudo, poashtu edhe sot nga këtu me mbështetjen tuaj të fuqishme, të bashkuar të gjithë për shtetin, po e nisim fitoren e madhe të NISMA Socialdemokrate dhe me Fatmir Limajn Kryeministër shtoi kandidati per deputet, Zafir Berisha.
Kandidati për deputet, Adem Qemajli, i cili vjen po nga kjo lagje, tha se Tusuzi çdoherë ka qenë vendimtar në fitore të mëdha, andaj edhe sot mbështetja juaj tregon qartë se lagj’ja Tusuz është e ngjyrosur me ngjyra të socialdemokracisë, e cila do të triumfojë në mbarë Kosovën.
Kandidatët e tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj dhe Afrim Tejeci thanë se Tusuzi vazhdimisht është bërë bashkë kur ka pasur nevojë shteti, njësojë sikur sllogani ynë Bashkë për Shtetin, andaj edhe ne zotohemi se kështu të bashkuar për shtetin do të jemi zë i pakompromis i interesave të të gjithë qytetarëve padallim.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – DEGA në Prizren./FaktePlus/