Berisha: Më 6 tetor t’i japim vulë fitores
Kandidatët për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate në Prizren, me një tubim madhështor janë pritur nga banorët e lagjeve “11 Marsi”, “2 Korriku”, “Dardania” dhe “Petrova”.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se qytetarët anë e kënd Kosovës janë vënë në përkrahje të projektit “Bashkë për Shtetin”.
Berisha tha se përkrahja qytetare dhe entuziazmi për të kontribuar drejt fitores së madhe, është vula që do të vendoset në zgjedhjet e 6 tetorit, me Fatmir Limajn kryeministër.
“Ne sot jemi këtu para jush që ta përçojmë mesazhin tek gjithë qytetarët e Prizrenit se përfaqësimi i Nismës në qeveri është domosdoshmëri e kohës, andaj ju ftoj që kështu sikur jemi sot të bashkuar, më 6 tetor t’i japim vulë fitores tonë të madhe”, përfundoi kandidati për deputet, Zafir Berisha.
Kandidatët tjerë për deputet, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdari, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali, thanë se përqafimi i programit socialdemokrat nga të gjitha moshat, është vërtetuesi më i mirë se qeveria në ardhje do t’i bartë ngjyrat e socialdemokracisë.