Berisha: Këshilltari i Kurtit tregoi hapur qasjen e kësaj qeverie ndaj çlirimtarëve
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Shkëlzen Gashit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në facebook, Berisha ka deklaruar se Albin Kurti, Rexhep Selimi dhe VV-ja duhet të distancohen nga kjo fundërrinë jugosllave, përndryshe edhe ata do të llogariten si të tillë dhe do të ballafaqohen me zemërimin e popullit.
Postimi i plotë i Berishës:
Familjarë të Dëshmorëve, bashkëluftetarë dhe qytetarë të nderuar
Këshilltari i Albin Kurtit, tregon hapur politikën e kësaj qeverie dhe qëndrimin e saj ndaj agresorëve të cilët na mbajtën me dekada të okupuar, na vranë e masakruan; e gjithashtu tregon qasjen që ndjek ndaj çlirimitarëve.
Albin Kurti, Rexhep Selimi dhe VV-ja urgjentisht duhet të distancohen nga kjo fundërrinë jugosllave, përndryshe edhe ju do të llogariteni si të tillë dhe do të ballafaqoheni me zemërimin e popullit.
Lufta Çlirimtare ka qenë e pastër si loti. Themelet e këtij shteti janë mbi gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit.