Berisha ka një mesazh për Zhegrovën
Bernard Berisha nuk ka asnjë dyshim se Edon Zhegrova është lojtar me talent të jashtëzakonshëm, por sipas tij, i mungon loja kolektive.
“Edoni në krah po donë me tregu vlerat e tij që ka, ne gjithë e dimë për talentin që ka, por ai duhet më i shërbye grupit, kur grupi ka suksese, edhe individi dallohet”, u shpreh Berisha për Super Sport.
Edoni luajti 45 minuta në fitoren e Kosovës 1-0 kundër Gjibraltarit në “Fadil Vokrri”.