Bëri për spital policin, arrestohet sulmuesi
Një person është arrestuar në Kaqanik për veprën penale sulm ndaj personit zyrtarë gjatë të mërkures rreth orës 12:50.
I dyshuari kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin në kë krye të detyrës sic thuhet në raportin e Policisë.
Sipas raportimit të Policisë pas sulmit që i kishte bërë i dyshuari, njëri nga zyrtarët policorë ka pranuar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të rastit.
“Kaçanik 22.01.2020 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Njëri nga zyrtarë policor, ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.