Berberi me ‘ofertën e vitit’ për atë që e mposht në ‘FIFA’
Një berber në Angli iu ka ofruar mundësinë klientëve të tij që të fitojnë qethje falas në rast se arrijnë ta mposhtin në videolojën “Fifa 20”.
“CSF Barbering”, një berberhane për meshkuj, e vendosur në zemër të Nottinghamit, e ka vendosur në lokal një “Playstation 4” në mënyrë që klientët dhe berberët të luajnë me njëri-tjetrin.
Sidoqoftë, në rast të fitores së berberit, atëherë klienti duhet ta paguajë dyfishin e faturës së qethjes./Zëri