Berbatov: E pash për herë të parë Kosovën, jam i befasuar
Paraqitja e Kosovës sonte në ndeshjen kundër Bullgarisë i ka mahnitur e befasuar shumë kritikë të futbollit.
I befasuar nga loja e Kosovës ka mbetur edhe ish-futbollisti i Manchester United, Dimitar Berbatov.
Në një bashkëbisedim me gazetarin e njohur, Arlind Sadiku, ai ka pranuar që është befasuar me paraqitjen e Kosovës.
“Nuk e kam parë më herët Kosovën duke luajtur. Me të vërtetë jam i befasuar.”, tha ish ylli i Manchester United dhe i Tottenham.
Kosova me fitoren kundër Bullgarisë e rritur serinë e ndeshjeve pa humbje në 14-të