Berat Rukiqi: Të hapen të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë
Nga 14 marsi gjithçka në Kosovë u paralizua. Shkollat, bizneset e ndryshme u mbyllën. E tek me 28 maj do të nis edhe lehtësimi i masave që u morën.
Megjithëkëtë, nga 28 maji nuk do të hapen disa biznese mes tyre as restorantet e kafiteritë.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka bërë thirrje që nga 28 maji të lejohet hapja e të gjitha bizneseve dhe sektorëve të ekonomisë.
Ai ka treguar se edhe pse duhet të hapen bizneset.
“Të hapen te gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë. Eshte koha per hapje te te gjitha bizneseve, jo me larg se data 28 Maj 2020. Situata me pandemine, numri i menaxhueshem i rasteve te infektuara. numri i vogel i rasteve ne kujdes intenziv, jane argument i mjaftueshem per hapjen e te gjitha bizneseve, sigurisht percjellur me masat mbrojtese dhe distancimin social adekuat. Ta hapim ekonomine dhe te fokusohemi ne rimekembjen ekonomike”, shkruan Rukiqi./FaktePlus/