Benzema tregon arsyen se pse shkoi në Arabinë Saudite: Jam mysliman
Karim Benzema është një tjetër i madh i futbollit botëror, pas Cristiano Ronaldos, që do të luajë në Arabinë Saudite.
Sulmuesi francez ka nënshkruar për Al Ittihad, ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon, ndërsa tashmë ka arritur Jeddah për t’iu bashkuar klubit të ri.
“Jam këtu për ta ngritur lartë vendin dhe për të bërë gjëra të mira. Është ndryshe, është ndryshe nga Evropa. Kam qenë në Arabinë Saudite edhe në të kaluarën dhe ndihem mirë për këtë”.
“Më e rëndësishmja, është një vend mysliman, është i dashur dhe i bukur. Dhe ja ku jam”.
“Për mua, është vendi ku dua të jem, sepse është e rëndësishme, është e rëndësishme për mua që të jem në një vend mysliman, ku mendoj se njerëzit tashmë më pëlqejnë. Dhe do ta kem mundësinë që të kem një jetë të re dhe mezi pres të jetoj këtu”.
“Do të më pëlqente ta flisja arabishten rrjedhshëm, është e rëndësishme për mua”, është shprehur Benzema duke e përmendur edhe Mekën që si besimtar e konsideron shumë të rëndësishme.