Bella Hadid kërkon falje pasi u akuzua për racizëm ndaj Lindjes së Mesme
Supermodelja Bella Hadid u kërkoi falje fansave, të cilët u ofenduan nga një postim i fundit i saj i publikuar në rrjetet sociale.
Polemika filloi kur 22-vjeçarja postoi një fotografi në Instagram duke shfaqur këpucën e saj në një dritare të aeroportit. Përballë dukeshin aeroplanë nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndjekësit ishin të pakënaqur nga ky imazh pasi këmbët e saj u pozicionuan drejt flamujve, pikërisht në bishtin e aeroplanëve, gjë që thuhet se modelja nuk e respekton kulturën arabe, derisa u nxitën edhe për ‘hashtag’ me përshkrimin se ‘Bella është raciste’.
Disa përdorues të Twitterit gjithashtu bënë thirrje për kompanitë që punojnë me Hadid, si Dior dhe Calvin Klein, për të ndaluar përdorimin e saj në fushatat e tyre.
Kështu, Hadid u kërkoi falje në gjuhën angleze dhe atë arabe duke thënë se nuk ka të ‘bëjë asgjë me politikën’ dhe se ky ishte vetëm një gabim i sinqertë i saj në një mëngjes të hershëm.
“Jam duke e postuar këtë për t’i qartësuar disa gjëra që më kanë prekur në zemër”, ka shkruar Hadid në Instagram.
“Për fillim, unë kurrë nuk dëshirojë që postimet e mia të kthehen në urrejtje. Unë i dua dhe kujdesem tejet shumë për myslimanët dhe arabët, për të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia në gjithë botën. Jo vetëm pasi kam respekt të madh prej zemrës, gjithmonë kam provuar të qëndroj drejt, sidomos për Lindjen e Mesme”, shkruan ndër të tjerash Bella, e cila ka origjinë palestineze nga babai.