Bekim Jashari kujton të rënët e Masakrës së Rezallë
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka kujtuar 94 të rënët e Masakrës së Rezallës.
“Sot, në këtë situatë emergjente, në pamundësi për të bërë homazhe tek kompleksi i varrezave në Rezallë kujtojmë 94 të rënët e Masakrës së Rezallës, dëshmorë e martirë të rënë për Kosovën tonë të shenjtë, për lirinë që sot e gëzojmë”.
“E pa pranueshme që edhe sot 21 vite pas, ende kemi të pagjetur, fati i të cilëve nuk dihet dhe ende kriminelet serb lëvizin lirshëm. Mjaftë më kemi pritur, tani, o sot o kurrë familjarët e të rënëve të masakrës së Rezallës dhe gjithë të zhdukurve tjerë duhet të dijnë për fatin e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.