Bekim Jashari: 4 vite angazhim në nderim të atyre që dhanë jetën për Lirinë e Kosovës
Kryetari actual i Skenderajit, njëherit edhe kandidat për kryetar të kësaj komune, Bekim Jashari ka numëruar disa nga sukseset e tij të qeverisjes.
Ai kë numëruar angazhimin e tij për 4 vite për dëshmorët e komunës. Në facebook ai është shrehur I lumtur për rivarrimin e dëshmorëve në Polack u sipas tij ishin në gjendje jo të mirë.
Reagimi i plotë i Jasharit:
4 vite angazhim maksimal, në nderim të atyre që dhanë më të shtrenjtën jetë për Lirinë e Kosovës.
Jam jashtëzakonisht i lumtur që pata mundësinë të bëjë për dëshmorët atë që se kishin bërë të tjerët për 19 vite pas luftës.
Rivarrimi i dëshmorëve nga fshati Polac, ku ishin lënë në gjendje të mjerueshme, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë ishte vendimi dhe puna e ime e parë pas marrjes së mandatit në udhëheqje të Skenderajt.
Vazhdojmë pa u ndalur në jetësim të amanetit të heronjve e dëshmorëve tonë!