Bekim Haxhiu prezanton pikat e programit për shëndetësi të PDK- së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka prezantuar pikat e programit për shëndetësi të PDK- së.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë që pika e parë është rritja e numrit të testimeve, ndërsa pika e dytë është vaksinimi i popullatës me vaksinën antiCOVID-19 për 6 muaj.
Haxhiu gjithashtu ka premtuar rritjen për 100% të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës.
Këto janë të gjitha pikat e programit të PDK- së për shëndetësi:
1. Menaxhimin e pandemisë COVID-19 përmes rritjes së numrit të testimeve duke filluar me testimet familjare dhe grupore me qëllim qe brenda 3 muajve të realizojmë 1 milion testime.
2. Vaksinimin e popullatës me vaksinen Anti-Covid-19 për 6 muaj.
3. Rritjën e pagave 100% për profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës;
4. Rritjen e pagesës për kujdestari 100% për stafin e infermierisë .
5. Riorganizim te specializimeve për ciklin e tretë të studimeve me kohë të plotë në kuadërt të Fakultetit të Mjekësisë në bashkpunim me SHSKUK dhe MSH, me gjithëpërshirje dhe me kriteret e parapërcaktuar të të gjithë të diplomuarve në fushën e mjekësisë; Bashkpunim i ngushtë me odata e profesionistëve shëndetësorë dhe Agjensionin e Akreditimit për nevojat kadrovike për specializimet në fushën e mjekësisë dhe akreditim të specializimeve bazuar në programet edukatve dhe profesionale.
6.Pagë dhe kontratë pune në Kosovë për të gjithë specializantet
7. Implementimin e sigurimeve shëndetësore i cili tani është i mundshëm pasi qe kemi arritur te funksionalizojmë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore me qëllim të realizimit efikas të sigurimeve shëndetësore.
8. Trajtimi i Infarktit Akut në dy orët e parë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, project i promovuar në regjionin e Prishtinës ndërsa do ta zbatojmë në tërë Kosovën, brenda një viti.
9. Digjitalizimin e shpërndarjes së barënave në sektorin publik me qëllim të parandalimit të abuzimeve me barna në këtë sektor.